eurod-655x356

Greqia paralajmëron vendosjen e VETO-s për Shqipërinë

Raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Europian Knut Fleckentein i kërkon Komitetit të Jashtëm të PE t’i hapë dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Periskopi.com Lajme

Raporteri Fleckenstain tha se në rastin e Shqipërisë mund t’i kërkohen të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi dhe ndërkohë negociatatat me këtë vend  të hapen.

Por eurodeputetët grek duket sikur kanë zbrazur gjithë zemërimin në këtë komitet duke bërë thirje për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë që sipas tyre nuk i ka përmbushur kriteret.

Madje, në komitet kishte edhe nga ata deputetë që paralajmëruan se do të vendosnin VETON për integrimin e Shqipërisë nëse ky vend nuk i përmbush kriteret e kërkuara.

Ndër kriteret që ata kanë përmendur kanë qënë respektimi i të drejtave të minoritetit grek, duke përmendur rastin e vendimit për prishjen e disa shtëpive në Himarë për të cilat ata thanë se është shkelje e hapur e të drejtës së pronës.

Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e Shqipërisë së madhe pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Por, raporteri i Shqipërisë Fleckenstein e ka pasur një përgjigje  për eurodeputetët grekë për të cilët tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarsësimin e vendeve të tjera në BE.