Grafitet kërcënuese, heshtin institucionet (Video)

Periskopi.com Lajme

 

Në murin e ndërtesës së Fakultetit Filologjik të Universitetit publik të Prishtinës dhe në gurthemelin e xhamisë së madhe në lagjen “Dardania”, në fillim të javës së kaluar janë shkruar mbishkrime kërcënuese kundër presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Me anë të këtyre grafiteve kërcënuese po kundërshtohet ndërtimi i xhamisë së madhe.
Institucionet e sigurisë kanë zgjedhur heshtjen, e edhe vet të kërcënuarit. Ka reaguar vetëm Bashkësia Islame.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, deklaroi se problemi i grafiteve qëndron në burimin e financimit për ndërtimin e xhamisë dhe pjesëmarrjen e mëhershme të të rinjve në luftërat e lindjes.

Megjithatë, kërcënimet thotë se janë serioze dhe bënë thirrje tek institucionet e rendit.

E Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar rastin.

Ndërsa Policia e Kosovës thotë se po hetojnë rastin me Prokurorinë përkatëse dhe se nuk mund të japin detaje.

Tema për ndërtimin e xhamisë së madhe është riaktualizuar së fundmi lidhur me pamjen e saj, ndërsa gurëthemeli i është vënë në vitin 2012.

Ndërtimi pritet të financohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), për shkak se Kuvendi komunal i Prishtinës ende nuk ka aprovuar planin e xhamisë.

Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë: