higuain2

‘Golat janë si ketchupi’

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka thënë se realizimi i golave është si “ketchupi”, derisa ka shtuar se nuk do të kishte mundësi të luante futboll sikur të mos ishte nëna e tij.

Periskopi.com Sporti

Në një intervistë të gjatë me gazetën “Corriere della Sera”, Higuain ka folur për ëndrrën e tij që ta fitojë titullin me Juventusin dhe për jetën e tij në Napoli.

“Të shfaqesha në televizion dhe të rrëfeja ëndrrën për të luajtur për Real Madridin? Kjo është ëndrra e çdokujt dhe unë e realizova këtë ëndërr. Van Nistelrooy? Ai më tregoi një shaka në periudhën kur nuk shënoja gola. ‘Provon, por golat nuk dalin. Dhe kur dalin, dalin të gjitha përnjëherë. Janë si ketchupi’. Është anekdotë e mirë”, ka thënë Higuain.