Goditet aeroplani, pasagjerët përjetojnë tmerr (Foto)

Periskopi.com Fun

Pasagjerët e linjës së Fluturimit nga Moska drejt Shën Petersburgut në Rusi kanë përjetuar tmerr pasi aeroplani i tyre u godit në pjesën ballore.

Pasagjerët thonë se u trembën dhe përjetuan çaste të frikshme deri sa avioni u ul i sigurt në tokë. Megjithatë, fatmirësisht asnjë prej pasagjerëve nuk mbeti i lënduar. Po kështu, edhe aeroplani u ul pa probleme. Një zëdhënëse e aeroportit konfirmoi ngjarjen.

Nga goditja, hunda e aeroplanit u shkatërrua pothuajse e tëra. Ekspertët thonë se aeroplani duhet të jetë ndeshur me një tufë shumë të madhe zogjsh, teksa e përshkruajnë këtë ngjarje si një aksident të rëndë.

Image