uke-rugova4

Gjykata i kërkon prokurorisë ta plotësojë aktakuzën në rastin e Ukë Rugovës

Aktakuza ndaj Ukë Rugovës dhe 18 personave të tjerë, të cilët po akuzohen për krim të organizuar në skandalin me viza Shengen, sipas gjykatës, nuk është e kompletuar, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Trupi gjykues i ka kërkuar prokurorit të EULEX-it, Allen Cansick, që ta plotësojë atë, duke e konsideruar të mangët, duke filluar nga moskonkretizimi i veprave penale ndaj të akuzuarve. Në anën tjetër, disa prej të akuzuarve kanë kërkuar ndarjen e procedurës gjyqësore, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga gjykata.

Rugova, i cili është edhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, së bashku me grupin e tij janë akuzuar në muajin maj të këtij viti për krim të organizuar, si dhe kontrabandë me emigrantë.