gjuriq

Gjuriq promovon në Beograd traditat e serbëve nga Kosova

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën do të promovojë sot siç thuhet në një njoftim për media” trashëgiminë kulturore, të traditave dhe zakoneve të krahinës jugore serbe, në Panairin e Pjieve dhe Ushqimit që po mbahet në Beograd.

Periskopi.com Lajme

Në programin që do të ndiqet nga Drejtori i kësaj zyreje, Marko Gjuriq, të ftuarve  do t`iu prezantohen zanatet e vjetra dhe traditat nga Kosova.

Gjuriqi vazhdon të mendojë se Kosova është ende pjesë e Serbisë me organizimine  këtij panairi.

Vizitorët e këtij panairi do të kenë mundësi që deri më 26 nëntor të “mësojnë për traditën dhe kulturën e krahinës sonë jugore, dhe të ndjekin prezantime të ushqimit dhe pijeve nga Kosova”, thuhet në një njoftim të zyrës së Gjuriqit./Lajmi.net