fe

Gjithnjë e më vështirë për femrat kosovare që të gjejnë punë

Femrat në Kosovë, po e kanë shumë të vështirë të gjejnë punë. Bazuar në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosoëvs, vetëm 12 përqind e tyre, kanë gjetur punë.

Periskopi.com Lajme

E në krahasim me meshkujt ky numër është mjaft i vogël. Përgjatë këtij tre mujori të parë 38 përqind e tyre kanë gjetur punë, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërsa shkalla e pjesmarrjës në fuqinë punëtore, sipas të dhënave të ASK-së, është 35.2 përqind, shkruan Gazeta Fjala.

Sektorët e arsimit, tregtisë e kujdesit shëndetësor, mbesin fushat në të cilat femrat prijnë me punësim, me rreth 51 përqind. Ndërsa meshkujt, në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me 44 përqind.

Mirëpo shkalla e papunësisë del të jetë 27.7 përqind, bazuar në publikimin e ASK-së, vetëm për tre mujorin e parë të këtij viti. Papunësia më e theksuar del të jetë te femrat me 30 përqind, në krahasim me meshkujt 26.9 përqind. /Gazeta Fjala/