Gjithçka që duhet të dini për garën e radhës të Albin Tahirit

Periskopi.com Sporti

Gara e parë finale ishte shtyrë për shkak të erërave të forta në pistën e qendrës alpine, Jeongseon.Pasi ndërroj orari zyrtari, Albin Tahiri përfundoi garën e parë, gjegjësisht debutimin e tij në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeongchang 2018, të martën në kombinimin alpin.

Në garën e lëshimit, që është disiplina e parë e kombinimit, Albini arriti shpejtësinë maksimale 105,5 km/h, kurse koha e tij ishte 1,23.84.

Në garën e sllallomit, Albini ishte i 36-ti, me kohë 59.56s, duke bërë që të ketë kohë të përgjithshme 2,23.40 dhe duke përfunduar i 37-ti në plasmanin e përgjithshëm, pra një ngritje prej 18 pozitash në krahasim me lëshimin.

 

Një përfundim ndër 40 të parët ka qenë edhe më herët i paralajmëruar si objektiv për Tahirin në atë që është disiplina e tij e preferuar.

Pas sfidës së parë në Lojërat Olimpike Pyeongchang 2018, Albin Tahiri tha se:  “gara ka qenë e suksesshme dhe sidomos pjesa e lëshimit ka qenë e mirë. Sllallomi ka qenë problematik për shkak të shtegu ka qenë i akullt dhe jo i rrafshët. Por në fund kam përfunduar i 37-ti që është pak a shumë ku edhe kam pritur të përfundoj. Vetë përfundimi i garës është sukses. Shihemi pas dy ditësh”.

Në garën e ardhshme Albin Tahiri përsëri do të ndeshet me më të mirët e botës nga Austria, Zvicra, Norvegjia dhe SHBA-të.

Gara e ardhshme për Albin Tahirin është në mëngjesin e hershëm të së enjtes në orën 03:00, kur pritet të zhvillohet gara e lëshimit “Super G”.