Gjithçka gati për Detroit Auto Show 2018 (Foto)

Periskopi.com Tech/Auto

Ka filluar viti 2018 dhe dashamirët e veturave, presin me padurim të gjithë ato modele të reja, që janë planifikuar gjatë këtij viti.

Aktiviteti më i rëndësishëm i automobilizmit, për momentin është Detroit Auto Show dhe gjithçka është gati për këtë edicion që fillon më 13 dhe zgjatë deri më 29 janar, transmeton Telegrafi.

Ky është panairi më i madhi në Amerikën e Veriut, për ku janë konfirmuar disa prezantime, ndërsa pritet të shfaqen edhe shumë makina tjera, që tashmë iu kemi parë imazhet e rrjedhura.

Ndër pritjet kryesore, është prezantimi i Chevrolet Corvette ZR1me motor në mes, teksa Ford mund të befasojë me prezantimin e GT500, Bullit Mustang apo edhe një Ranger të ri.

Shumë prodhues, tashmë kanë shfaqur pjesë të modeleve, që sigurisht se do të prezantojnë në Detroit, siç është Acura RDX, Honda Insight, Hyundai Veloster, Mercedes CLS 53 AMG dhe G-Class.

Toyota Avalon dhe Volkswagen Jetta, së bashku me Infiniti Q80 dhe Lexus LF-1 Limitless, pritet të jenë po ashtu në këtë organizim.

Aty do të jenë edhe makina që janë shfaqur edhe më parë, si BMW X2, Jeep Cherokee dhe Mercedes CLS.

Pritet që ky edicion të jetë ndër më të mahnitshmit deri më tani, teksa nuk përjashtohen mundësitë se ka edhe prezantime të pa pritshme dhe befasi të shumta.