wake-up-girls

Gjërat që duhet t’i bëni në mëngjes

Shumica e njerëzve ndjehen të lodhur kur zgjohen herët në mëngjes për të shkuar në punë.

Periskopi.com Shëndeti

Mungesa e energjisë për shkak se nuk kemi kryer ushtrime fizike, nuk kemi ngrënë mëngjes apo nuk kemi bërë mjaftueshëm gjumë, mund të ndikojë keq në performancën tonë të punës.

Kujdesi për veten është prioritet i të gjithëve, ndaj për të qenë gjithmonë të shëndetshëm, duhet t’i vendosësh vetes çdo ditë disa “rregulla”.

Ushqimi i shëndetshëm

Shumica nga ne e kemi përjetuar atë momentin e pasdites ku vetëm duam të hamë diçka, shpeshherë diçka të kripur ose me sheqer. Por, mos bini viktimë e këtyre dëshirave jo të shëndetshme, shkruan noa, transmeton Klan Kosova. Mbani ushqime të shëndetshëm afër dhe qëndroni të përgatitur kur jeni të uritur.

Bëj Yoga

Disa ushtrime janë gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u çlodhur dhe për të medituar pak, si dhe për të ngrohur trupin. Nëse ke kohë, bëj edhe ushtrime yoga.

Pi ujë me limon

Një gotë ujë në temperaturë dhome ka shumë përfitime shëndetësore: jo vetëm që do hidratohesh në mëngjes, por edhe do marrësh vitaminën C, e cila ndihmon lëkurën dhe rrit mirëfunksionimin e metabolizmit, por rrit edhe humorin.

Kujdesu për lëkurën

Mos dil asnjëherë nga shtëpia pa pastruar dhe hidratuar lëkurën. Në fillim pastroje, apliko serumin kundër moshës dhe pastaj hidratoje.

Merr vitaminat

Për të fituar më shumë energji gjatë ditës, merr B12, omega-3 për shëndetin e muskujve dhe vitaminë E për flokët, lëkurën dhe thonjtë.