Gjendet e vdekur porno ylli amerikan

Periskopi.com Showbiz

Aktorja e filmave pornografikë, August Ames, është gjetur e vdekur në Kaliforninë Jugore.

Mjekët nga Qarku i Ventura-s e kanë konfirmuar vdekjen e 23 vjeçares, por edhe nuk kanë njoftuar për shkakun e vdekjes së saj.

Njerëzit e afërt me Ames thanë që ajo vuante nga depresioi dhe mund ta ketë vrarë veten.

Ames së fundi kishte pranuar kritika dhe sharje online pasi që kishte postuar në Twitter, ku kishte thënë se nuk do ta bënte një skenë pornografike, me një performues mashkull që kishte marrë pjesë në pornografi homoseksuale.