qcdjb5hwfotawq8x4xmdoxojbzmtt2bj

‘Gerrard isha në bisedime me këtë klub’

Legjenda angleze dhe e Liverpool, Steven Gerrard, ka pranuar se ishte në bisedime me skuadrën angleze MK Dons.

Periskopi.com Sporti

Ai mori një ofertë për t’u bërë trajner i skuadrës MK Dons por refuzoi pasi nuk është gati për të filluar një karrierë si trajner.

“Fola me MK Dons. Kisha një bisedë me kryetarin e klubit, dhe mendoj se është një ofertë mjaft e mirë për dikë tjetër. Për mua është herët, por po fola me ata.”

Gerrard foli edhe për aventurën e tij te LA Galaxy.

“Ishin momente te bukura. Për fat të keq nuk e fitova kurrë kupën e MLS dhe jam i zhgënjyer se si përfundova karrieren time aty.”

“Tani po mendoj per të ardhmen dhe mendoj se do jetë një aventurë e re e bukur” tha Gerrard për BT Sport. /Periskopi.com/