Drenas

Garë e nxehtë për Drenasin

Qytet i vogël, por që ka ngjallur interesim të madh për të marrë udhëheqjen e saj. Drenasi ka kthyer vëmendjen e partive politike, por edhe të opinionit se kush do ta marrë udhëheqjen e kësaj komune pas dorëheqjes së ish-kryetarit Nexhat Demakut, për shkak të vërtetimit të dënimit për “Krime lufte”.

Periskopi.com Lajme

Të gjithë kandidatët që kanë vendosur t’i hyjnë garës janë të bindur në fitoret e tyre, porse kjo do të ndodhë, siç thonë ata, pas balotazhit. Por në Partinë Demokratike të Kosovës janë të bindur se kandidati i saj Ramiz Lladrovci do të dalë fitues qysh në rundin e parë.

Komunikimi me qytetarët, për zëdhënësin e PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka treguar se Drenasi nuk është për ndryshim të partisë në qeverisje, por për shtimin e punës. “Nuk është disponimi i qytetarëve të ndërrohet qeverisja në Drenas.

Por, kërkesë e qytetarëve është që çdoherë të bëhet më mirë, të punohet më mirë sepse aty ku punohet ka vend për t’u punuar më mirë. Por nuk kam parë kërkesë të elektoratit në ato takime që kemi pasur që të ndërrohet qeverisja, që është diçka e mirë”, thotë Berisha, i bindur se kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, do të marrë udhëheqjen e Drenasit.