konsullata-e-ganes

Gana me Konsullatë Nderi në Kosovë

Sot pasdite u bë inaugurimi i Konsullatës së nderit të Republikës së Ganës në Prishtinë.

Periskopi.com Uncategorized

 

Valon Lluka konsull nderi i kësaj Konsullate tha se ky është misioni i parë dhe i vetëm i vendeve afrikane në Kosovë.

Ai tha se përgjegjësia e tij është që të promovojë marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore.

Lluka bëri të ditur se Konsullata do të shërbejë për lëshimin e vizave dhe promovimi ekonomik dhe tërheqja e investimeve të Ganës në Kosovë.

Ndërkaq ambasadori i Ganës në Ankara, Ibrahim Abaz, tha se janë krijuar marrëdhëniet politike në vitin 2012 pas pranimit të Kosovës.

“Gjatë vizitës time të parë në vitin 2013 isha i impresionuar me marrëdhëniet ndërshtetërore për krijimin e marrëdhënieve politikë, ekonomike e sportive”, tha Abaz.

Në inaugurim ishte prezent edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili falënderoi Ganën për mbështetjen e Kosovës pas vitit 2012 dhe pret që kapitali i Ganës të jetë në Kosovë e po ashtu edhe ai i Kosovës në Gana.

E sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, po hapet një dritare e fuqishme ekonomike nga Afrika duke shpreh çudi se askush nga Qeveria nuk ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell tha se është fantastike të dëgjojë se sa larg ka shkuar Gana për njohjen e Kosovës me kontributin që ka dhënë.

Ai rikujtoi se ky shtet ka mbyllur ambasadën në Beograd vetëm për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i kënaqur se në Kosovë është hapur përfaqësia e parë afrikane. /kp/