gabimet

Gabimet më të rënda të pilotëve që çuan në rrëzime fatale të aeroplanëve

Sa herë që hipni në aeroplan, ju në fakt leni jetën tuaj në duar të pilotit, transmeton koha.net.

Periskopi.com Fun

Gjë e frikshme, duke konsideruar se shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore, e jo të faktorëve tjerë.

E edhe pse incidentet e tilla tani janë shumë të rralla, një në 11 milionë fluturime, ka pasur raste që gabime idioteske të pilotëve në të kaluarën kanë përfunduar me fatalitet për të gjithë pasagjerët, transmeton koha.net.

Mailonline ka mbledhur Gabimet më të rënda të pilotëve që çuan në rrëzime fatale të aeroplanëve

Aeroflot – fluturimi 539 në vitin 1994, nga Moska në Kong Kong, ku piloti Yaroslav Kudrinsk ka lënë fëmijët që të luajnë me aparatet e kontrollimit, duke vrarë të gjithë 75 njerëzit që ishin në aeroplan.

TransAsia Airways – fluturimi 235, në vitin 2015, ku piloti ka ndalur aksidentalisht motorin, e ku mbetën të vrarë 43 njerëz nga 48 që ishin në aeroplan.

Tuninter – fluturimi 1153, viti 2009, që të dy pilotët u dënuan me nga 10 vjet burgim për shkak të vdekjes së 16 pasagjerëve, për shkak se ishin duke luajtur në kabinën e tyre, e duke injoruar gabimet mekanike.

KLM dhe Pan Am në 1977, që njihet si aksidenti më vdekjeprurës në botë, ku mbetën të vdekur 583 pasagjerë, për shkak se u goditën në mes vete dy Boeing 747s, KLM fluturimi 1736 me Pan Am Flight 1736 për shkak të mungesës së komunikimit.

Airblue – fluturimi 202, Islamabad viti 2010. La të vdekur 146 persona për shkak të mos komunikimit të pilotit me ndihmësin e tij brenda kabinës, për shkak të inatit, e duke injoruar vërejtjet të motit nga kontrolli i trafikut ajror.

Air Florida – fluturimi 90, 1982, nga Washington në Florida, nga 79 pasagjerët vetëm 5 kanë arritur të shpëtojnë, për shkak se dy pilotët kanë bërë shumë gabime gjatë fluturimit, madje kanë harruar që të prekin butonin për anti-ngrirje.