I fyen keq lojtarët e Kilit pas eliminimit nga Kupa e Botës, gruaja e Bravo’s

Periskopi.com Sporti

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, i ashpër ka qenë mesazhi që përcolli në rrjetet sociale gruaja e kapitenit të Kilit, Klaudio Bravo. Karla akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë lojtarët e kombëtares se janë pijanecë dhe nuk e ndiejnë aspak fanellën.

bravo

“Faleminderit kapiteni im për gjithçka që përjetuam! Ishte shumë e bukur. Por, kur ata të tjerët veshin fanellën duhet të jenë profesionistë dhe të shtrëngojnë b… Ata shkojnë në festa dhe nuk stërviten, sepse janë një grup pijanecësh. Më vjen keq që e mbylle duke qarë, por tani është i gjithë vendi që po qan. Të presim krahëhapur kapiten”, shkruante ajo.