zgjedhjet_lokale

Fushata parazgjedhore për kryetar të Drenasit nuk pritet të përcillet me tensione

Njohësi i proceseve zgjedhore, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se PDK-ja është favorite absolute përballë të tjerave për faktin se buron nga rajoni i Drenicës.

Periskopi.com Lajme

“Pres që fushata parazgjedhore do të kalojë pa tensione. Meqë PDK-ja e ka origjinën nga ky regjion, është favorite absolute përballë të tjerave, të cilat i kanë gjasat më të vogla. Po ashtu, të gjitha gjërat janë rregulluar në taborin e PDK-së që të mos ketë përçarje. Pra, PDK-ja është mobilizuar shumë edhe për shkak të dorëheqjes së ish-kryetarit të mëhershëm, dhe përkrahja po vjen edhe nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli, me ç’rast dy fabrika të reja priten të funksionalizohen si rezultat i dërgimit të investitorëve atje”, ka deklaruar Burjani, duke shtuar se PDK-ja është duke bërë përpjekje maksimale për të mos i ikur nga duart Drenasi.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk pret të ketë balotazh.

Edhe Albert Krasniqi nga “Demokracia në Veprim” ka thënë për gazetën “Epoka e re” se nuk pritet të ketë fushatë të “nxehtë” për mbledhjen e votave në Drenas.