Fundjava në futboll, sfidat më interesante | A do ta pësoj Manchester City humbjen e parë këtë sezon?

Periskopi.com Sporti

Sot, nesër, të dielën dhe të hënën pritet të luhen ndeshjet e xhirove përkatëse në top pesë ligat evropiane në futboll.

Spikatë ndeshja më interesante e kësaj jave, ku përballën Liverpool dhe Manchester City në stadiumin ‘Anfield Road’. Liverpooli në super formë mund t’ia shkaktojë humbjen e parë skuadrës së Guardiolas. Ndeshja zhvillohet të dielën prej orës 17:00.

Kur jemi në Angli, kampioni aktual, Chelsea do të pres ish-kampionin – Leicesterin, në shtëpi, të shtunën prej orës 16:00. Në të njëjtën ditë, por, prej orës 18:30, Tottenham e zhvillon ndeshjen e vështirë ndaj Evertonit në ‘Wembley’.

Arsenali do të udhëtojë në Bournemouth dhe do ta zhvillojë ndeshjen të dielën prej orës 14:30.

Ndërsa, Manchester United luan të hënën dhe do ta pres në shtëpi skuadrën e Xherdan Shaqirit, Stoke Citin, me fillim prej orës 21:00.

Në La Ligën spanjolle, lideri Barcelona do të ketë punë mjaft të vështirë pasi do të luaj në ‘Anoeta’ kundër Real Sociedadit. Katalunasit nuk dinë për fitore në kuadër të La Ligas në këtë stadium që prej vitit 2007, ndeshja zhvillohet të dielën dhe  fillon prej orës 20:45.

Të shtunën, Atletico Madrid do të luaj kundër Eibarit në udhëtim me fillim prej orës 18:30, ndërsa Valencia e zhvillon derbin e dikurshëm kundër Deportivos, në 20:45. Ndërsa Real Madridi i vendit të katërt e zhvillon ndeshjen mjaft të vështirë kundër Villarrealit me fillim prej orës 16:15 në stadumin e Realit ‘Santiago Bernabeu’.

 

Serie A do të pushojë këtë javë.

Ndërsa, Bundesliga fillon sonte me derbin, Bayer Leverkusen – Bayern Munich në ‘BayArena’ me fillim prej orës 20:30.

Leipzig luan në shtëpi, të shtunën kundër Schalkes në ora 18:30.

Ndeshja tjetër tejet interesante luhet të dielën, ku Dortmund e pret në shtëpi Wolsburgun me fillim prej orës 18:30.

Në Francë, Paris Saint Germain udhëton në Nantes për t’u përballur me skuadrën e qytetit, ndeshja zhvillohet të dielën me fillim prej orës 21:00. /Periskopi