dre

Fshihen dhe mbulohen mbishkrimet “Drejtësi për Astritin” (Foto)

Mbishkrimet “Drejtësi për Astritin” dhe “Astritin e vrau pushteti” të shkruara nëpër mure ndërtesash në kryeqytet, kanë filluar të fshihen e të ngjyrosen.

Periskopi.com Lajme

Fshirjen ose ngjyrosjen me gjasë e kanë urdhëruar udhëheqës të institucioneve të vendit të cilëve duket se i pengon ky mbishkrim.

Astrit Dehari është i gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.

Vetëvendosje dhe familja e të ndjerit dyshojnë në gjetjen e ekspertëve të obduksionit të caktuar nga shteti të cilët vdekjen e quajtën vetëvrasje.

Vetëm pak metra larg këtij mbishkrimi “Drejtësi Astritin” po kërkojnë shumë OJQ e personalitete nga fusha të ndryshme në Kosovë. Në pesë pika në kryeqytet po mblidhen nënshkrime për peticionin që kërkon hetim ndërkombëtar e shkarkim e dorëheqje nga përgjegjësit institucionalë në lidhje me vdekjen e 26 vjeçarit.

Dje në Prishtinë u mbajt një protestë e madhe me moton “Drejtësi për Astritin”.

d