fr

Francezi që mund të bëhet president, hapur kundër pavarësisë së Kosovës

François Fillon, kandidati për garën presidenciale me më së shumti gjasa për postin e presidentit në Francë, ish -kryeministër gjatë mandatit të Nicolas Sarkozyt, sipas medieve serbe, ka thënë “se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”, transmeton koha.net.

Periskopi.com Lajme

Sipas citimit të gazetës së Beogradit “Veçernje Novosti” , kandidati i të djathtës franceze për president të vendit , François Fillon ka thënë:

“Natyrisht që nuk e përkrah pushtimin e Krimesë, ashtu si, fundja, mund të pyetemi edh rreth pavarësisë së Kosovës e cila është krejtësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Fillon, në debatin me kundër kandidatin Alain Juppé ka thënë se, nëse fiton, e ka ndërmend t’i zbusë marrëdhëniet me Rusinë dhe se ënjtë kundër sanksioneve të BE-së ndaj Moskës për shkak të konfliktit me Ukrainën.