Foto spektakolare, ja si duket Saharaja nën petkun e dëborës

Periskopi.com Galeria

Ain Sefra, një qytet nga shkretëtira në Algjeri, i njohur si “Hyrja për në Sahara”, pati reshje të mëdha dëbore ditën e diel.

Mediat e huaja shkruajnë se në disa zona trashësia e saj arriti deri në 40 cm, por zyrtarisht raportohet rreth 20 cm.

Sahara-ja është një nga vendet me temperaturat më të larta, por gjatë natës ato ulen shumë, ndaj nuk është çudi që bora të qëndrojë. Çudia në këtë rast qëndron te dëbora gjatë ditës.

“Ne u befasuam kur u zgjuam dhe pamë borë sërish”, tha fotografi Karim Bouchetata për Shutterstock. “Qëndroi gjithë ditën të dielën dhe nisi të shkrinte rreth orës 5 të pasdites”, tha ai.