bozidara-spasic-650x358

Flet urdhërdhënësi i vrasjes së Enver Hadrit: Nuk do të dorëzohem

Familja e aktivistit të vrarë shqiptarë nga Kosova, Enver Hadri, vlerëson se aktgjykimi i gjykatës belge, e cila për vrasjen e tij i dënoi me burg të përjetshëm ish serbët e UDB-së, Bozhidar Spasiqin dhe kriminelët Andrija Drashkoviq dhe Veselin Vukotiq, është fitore e madhe e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Njëri nga të dënuarit, Bozhidar Spasiq ka thënë për REL-in në gjuhën serbe, se nuk e ka ndërmend të dorëzohet tek autoritetet belge, transmeton lajmi.net.

Organët shtetërore serbe ende nuk kanë marrë kërkesë zyrtare për ekstradimin e tre vrasësve të Enver Hadrit.

Spasiq thotë se nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë rast, kështu që nuk e ka ndërmend t’ju dorëzohet autoriteteve serbe.

“Unë po planifikoj ta padis shtetin belg dhe atë familjen Hadri për shkak të shqetësimit, padisë së rreme, etj”, ka thënë Spasiq.

Spasiq ishte urdhërdhënësi i vrasjes së Hadrit, pasi që ai aso kohe ishte edhe inspektor kryesor i UDB-së, shërbimit informativ jugosllav.

Enver Hadri u vra në vitin 1990 në Belgjikë. Ai ishte aktivist për të drejtat e njeriut dhe angazhohej fuqishëm për pavarësinë e Kosovës.