15215921_1104364226349662_1728520835_o

Flet shoqja e afërt: Le të jetë Astriti i fundit që bie për Republikën

Qindra qytetarë e të afërm janë mbledhur sot në sheshin Skënderbeu për të kërkuar drejtësi për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Shoqja e afërt e Deharit, Nurimshahe Demaliaj, ka krahasur Astritin me Jozef K., personazhin e romanit “Procesi” të Franc Kafkës, por tha ajo, për dallim nga Jozef K., Astriti nuk e pranoi akuzën e paqenë që i vihej në barrë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se nuk do të pushojnë që kërkuar drejtësi për Astritin.

“Astriti le të jetë Astriti i fundit që bie për Republikën”, tha Demaliaj.