Adea Batusha

Flet avokatja e Adea Batushës për vendimin ndaj aktivistëve të VV-së

Florije Drevinja, avokate mbrojtëse e Adea Batushës, e ka quajtur skandaloz dhe të çuditshëm vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit, arrestit shtëpiak dhe paraqitjen në polici ndaj pesë aktivistëve të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Dervinja për portalin Koha.net ka thënë se, vendimi i sotëm është “copy-paste” me vendimet e kaluara që janë marrë ndaj këtyre aktivistëve.

“Vendimi është skandaloz. Është copy-paste i të gjitha vendimeve që janë marrë më herët. Është vendim i poshtër dhe i papranueshëm për mua si avokate mbrojtëse e Adea Batushës”, ka thënë Drevinja për portalin Koha.net.

Drevinja ka thënë se gjyqtarit të procedurës paraprake i janë përzier kompetencat, pasi sipas saj, në vendimin e sotëm ai ka shtuar diçka më tepër, për dallim prej vendimeve të mëparshme.

“Është për me u çudit se si i përzien kompetencat e gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me vendimin të cilin e ka marrë përpara bile kësaj here ka shtuar diçka më shumë”, ka thënë avokatja mbrojtëse.

Kjo për faktin se atij ju kanë përzier kompetencat. Në këtë vendim gjyqtari ka shtuar edhe diçka më shumë sesa që ka pasur prokurori kërkesë për vazhdimin e paraburgimit. Janë të njëjtat vendime si më parë, vetëm i janë ndërruar datat. Të gjitha janë “copy-paste”.

Ajo gjithashtu e ka quajtur të papranueshëm pohimin e gjykatës se “duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen të njëjtit, si dhe dënimin që parashihet për këtë vepër penale nëse eventualisht shpallen fajtorë, sidomos duke marr parasysh rrethanave specifike, për secilin të pandehur, ku disa prej tyre kanë raporte të ndryshme me organizata të ndryshme jashtë vendit, ekziston rrezikut se me gjetjen e të njëjtëve në liri apo liri të plotë mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e drejtësisë”.

“Kjo vërtetë është shokuese. Unë qe 12 vjet punoj, por kësi vendimi skandaloz nuk kam parë asnjëherë. Ku e mori prokurori këtë ‘organizata të ndryshme’. Asnjëherë nuk na kanë treguar se për cilat organizata po bëhet fjalë”, ka thënë avokatja Drevinja.