Fjalimi 20 minutësh i Trumpit bën që kompanitë farmaceutike të humbin miliarda dollar

Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur të mërkurën, presidenti i zgjedhur Donald Trump akuzoi kompanitë farmaceutike se "ato janë duke u larguar me vrasje" dhe natyrisht që nga ky koment, ky sektor nuk doli i paprekur, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Pasi ai përmendi çmimin e ilaqeve dhe taksat e nëntë kompanive më të mëdha në treg, S&P 500, pësuan humbje afërsisht $24.6 miliardë në vetëm 20 minuta.

Kjo përfshinë edhe aksionet e kompanive Johson dhe Johson, Pfizer, Merck, AbbVie, Bristol-Myers Squibb, Gilead dhe Eli Lilly.

SPDR S&P që është përgjegjëse për aksionet e kompanive farmaceutike në atë kohë ra afër 4% ndërsa IShares Biotechnology Index ra në 3% në periudhën e njëjtë. Humbja në treg për këto kompani , është e vogël krahasuar me tregun në përgjithësi. Ato pësuan vetëm 3% rënie nga shuma e përgjithshme prej $906.8 miliardë para fjalimit të Trump-it.

Në mënyrë të veçantë përveç aksioneve të Merck-ut që janë ngritur me 1.67 %, gjitha të tjerat kanë pësuar rënie.

Aksionet e Celgene kanë rënë për 3.5 % të mërkurën pasdite, Johnson dhe Johnson për 1.61 %, Bristol-Myers 5.5 %, Pfizer 2.75 %, Amgen 2.27 %, AbbVie 4.2 %, Gilead 2.3%, Eli Lilly 2.6 %.

Pjesa më e madhe e drejtuesve të kompanive farmaceutike u liruan kur Trump-i fitoi zgjedhjet kjo për shkak se Hillary Klinton kishte kritikuar rëndë drejtuesit e këtyre kompanive duke goditur  rritjen e çmimeve, prandaj ata shpresuan se Trumpi nuk do ta prekte këtë pjesë.

Mirëpo edhe tani duket se investitorët nuk janë të gjithë të shqetësuar për kritikat, kjo pasi që SPDR S&P Biotech ETF ka ngritje me 9 %  që nga dita e zgjedhjeve.

Edhe aksionet e Merck-ut kanë arritur të qëndrojnë në të gjelbërtën pavarësisht humbjeve gjatë fjalimit, pasi Administrata e ushqimit dhe ilaqeve kishte vendosur për ta përshpejtuar shqyrtimin për një nga trajtimet e kancerit të mushkërive. /Periskopi/