Businessman hand showing graph

Firma fiktive janë regjistruar në MTI në emër të të varfërve [video]

Ish-menaxheri i operativës dhe ish-shefi i njësisë së hetimeve në ATK dhe profesor universitar, Remzi Ismajli, i ftuar në emisionin “Puls” të KTV-së, ka folur edhe për firmat fiktive të regjistruara në MTI.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se këto firma janë regjistruar në mënyrë të rregullt në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në emër të njerëzve të vobektë dhe disa prej këtyre firmave u kanë shitur fatura fiktive firmave të cilat nuk kanë paguar TVSH dhe kanë bërë evazion fiskal.

“Numri i këtyre firmave fiktive ishte 56. Kjo skemë ndryshe quhet “Carosel”. Brenda këtyre 17 vjetëve është bërë evazion fiskal në vlerë prej rreth 1 miliard euro, sa një buxhet i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ismajli, raporton KTV.

Evazioni Fiskal dhe shpëlarja e parasë, sipas Ismajlit, bëhet më së shumti nga fusha e ndërtimtarisë dhe ATK-ja, sipas tij, “nuk ka arritur ose nuk ka dashur ta identifikojë këtë veprimtari të jashtëligjshme kriminale”.