capture

Filmi “Zori”, me më së shumti shikues, së shpejti “Zori 2” (Video)

Në vitin 2014 portalet kishin publikuar raportin e përformancës së Kinemasë ABC ku filmi vendor “Zori”, kishte dalë të jetë filmi më i shikuar nga të gjithë filmat tjerë shqiptarë që janë prezantuar brenda këtij viti në kinemanë “ABC”.

Periskopi.com Kulturë

Filmi aksion “Zori”, ishte realizuar pa mbështetje institucionale dhe ia ka dalë që të lë prapa edhe filmat më të përfolur të atij viti “Heroi”, me regji të Luan Kryeziut dhe “Tri dritare dhe një varje”, të Isa Qosës.

Me producentin Naser Qeli dhe regji të Esat Fejzës, kishte përfshirë një kastë të aktorëve të përbërë prej: Sunaj Raça, Çun Lajqi, Meda, Labinot Tahiri, Noizy, Gold Ag e Kallashi.

Filmi “Zori” radhitej si filmi me më së shumti shikues në kategorinë e filmave shqiptar.

Dje është publikuar pjesë e një skene nga filmi “Zori 2”, i cili pritet me padurim nga shikuesit. Në pjesën e skenës së publikuar shihet se do ketë një kast të aktorëve më të mirë në tregun Shqiptarë. Pjesmarrja e të gjithë kastit ende nuk është e ditur dhe mbetet për befasi.

Producenti dhe Regjisori thanë se pritet të thyhen të gjitha rekordet dhe ta kthejnë besimin e shikuesit tek filmi vendor.

Së shpejti pritet të lansohet traileri i plotë i filmit. /Periskopi/

15730931_10154939481038754_1417508843_n 15723816_10154939481058754_606739009_n