20161219153012860646

Filmi “Etjet e Kosovës” nominohet për kolonën zanore në Montreal

“Etjet e Kosovës”, filmi i parë i prodhuar me shirit filmik pas luftës së fundit në Kosovë, me regji të Sunaj Raça, është nominuar në kategorinë Best Score for a Produced Film në World Film and Music Festival, ku muzika e filmit është kompozuar nga Marian Necak.

Periskopi.com Kulturë

“Ky është një nga festivalet më të mëdha në botë për kolonën zanore’”, tha regjisori Raça për Kultplus.

Filmi, vijon ai, ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale dhe tani pas 10 vitesh, nominohet për kolonën zanore në këtë festival.

Duke e konsideruar një lajm shumë të mirë për gjithë ekipin që realizoi filmin, Raça shprehet se “filmi fokusohet tek pasojat e luftës në Kosovë dhe është një film i gjallë, plot temperament që sjellë shumë emocione”.

Në rolet kryesore të këtij filmi interpertojnë: Faruk Begolli ,Tinka Kurti, Rajmonda Bulku, Sheqerie Buqaj , Blerim Destani, Sunaj Raça.

World Film and Music Festival, mbahet në Montreal midis datave 22-25 shtator 2017.