qe

Filloristja nga Prishtina sulmohet nga qentë endacakë (Foto)

Një filloriste në Prishtinë sot duke u kthyer nga shkolla “Ismail Qemali” është sulmuar nga katër qenë endacakë në parkingun e rrugës “Vëllezërit Gërvalla”. Kështu ka njoftuar babai i saj në rrjetet sociale duke sqaruar gjithë situatën e rrezikshme dhe traumat që ka përjetuar vajza e tij, që fatmirësisht shpëtoi vetëm me lëndime trupore.

Periskopi.com Lajme

“Vajza ime Fiona, nxënëse e klasës së tetë e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë, sot mes orës 12:40 – 12:45, duke u kthyer nga shkolla është sulmuar nga katër (4) qenë të mëdhenj endacak në parkingun e rrugës vëllezërit Gërvalla (shih foton e bashkangjitur). Fiona së pari është sulmuar nga dy qen këmbëve, këta e kanë tërhequr në drejtime të kundërta, duke e kafshuar ne pantolla në pjesët e poshtme të këmbëve dhe është rrëzuar në tokë nga këta qen, të cilët e kanë tërhjek ashtu për toke/asfallti zvarrë dikund gjysmë metre, përderisa dy të tjerët e kanë sulmuar në trup, dhe si rezultë e gjithë kësaj njëri nga qenët ka arritë të ja ngulitë dy dhëmbë në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Unë dhe nëna e Fionës, e dërguam vajzën tonë menjëherë tek mjeku në qendrën familjare ne breg të diellit ku nga aty na udhëzuan të shkojmë menjëherë ne QKUK emergjencë dhe repartin e infektologjisë. Fiona u mjekua aty siç është më së miri. Plagët u pastruan/dezinfektuan dy herë; herën e parë në qendrën familjare dhe të dytën herë ne emergjencë. I morri të gjitha që ka nevojë, dmth injekcionin, vakcinën dhe antibiotikun. Plagët fizike e di që brenda pak ditëve/javëve do i shërohen, por më tregoni, si tija shëroj vajzës time traumat e dukshme psiqike që i ka marrë!!? Vajza kishte thirrë ndihmë më gjithë fuqinë që e ka, por askush nuk kishte qëlluar në ato momente që ta shpëtoj/ndihmoj nga ajo gjendje!!!”, ka shkruar Arbër Rushiti në Facebook, ku ka postuar edhe fotografi të lëndimeve trupore të vajzës së tij.

Ai ka bërë lutje nga të gjitha organet që të gjendet një zgjedhje e qëndrueshme për qentë endacakë pasi, sipas tij, kjo nuk është hera e parë që qentë kanë sulmuar.

“Ishalla përfundon me vajzën time … por të gjithë e dimë se kjo s’do të mund të jetë e vërtetë, nëse nuk ndërmerret diçka URGJENTE!!”, ka shtuar ai.

Menjëherë pas këtij rasti ka reaguar edhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti, që ka kërkuar ngritjen e një niveli të emergjencës për këtë problem.

“Të përditshme dhe shumë të rrezikshme janë bërë sulmet nga qenët endacak. Para 6 muajsh kam kërkuar që të shpallet emergjencë shtetërore në Këshillin Kombëtar të Sigurisë. Jam sulmuar nga OJQ-të për mbrojtjen e kafshëve se kam kërkuar diçka radikale, edhe pse nuk kam sygjeruar zgjidhje të një opcioni apo tjetrit. Nuk ka pas ndonje përgjigje nga institucionet e nivelit qëndror. Edhe njëherë po e them, me këtë legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore, komunat nuk kane mundësi me u përball vetë me këtë problematikë. Urgjente është nevoja për ngritje të nivelit të emergjencës para se me ndodhë ndonjë fatalitet pa marr parasysh në cilën komunë ndodh. Jeta është jetë!!! Ne jemi të gatshëm të participojmë edhe më fonde, edhe me lokacion, por nevojitet një strategji në gjithë Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

15139254_1129619923759450_773829342_n15139254_1129619923759450_773829342_n