maradona

Fidel Castro ia kishte shpëtuar jetën Maradonës

Fidel Castro ia kishte shpëtuar jetën Diego Maradonës.

Periskopi.com Sporti

Lideri i Revolucionit të Kubës, Fidel Castro vdiq të premten.

Përkundër angazhimit të tij primar, ai dukej i distancuar nga futbolli, por lideri i njohur luajti rol të rëndësishëm në jetën e Diego Mardonës, një prej futbollistëve më të mirë në histori, shkruan “Goal.com”.

Maradona vizitoi për herë të parë Kubën më 1986 pas paraqitjeve fantastike që udhëhoqën Argjentinën drejt titullit të kampionit të botës.

Maradona u takua me Castron dhe mbeti i mahnitur prej tij, përcjell “Lajmi.net”.

Kjo bëri që ai të rikthehej disa herë për ta takuar në të ardhmen.

Raporti i tyre u tregua i fortë edhe në kohën kur argjentinasi kishte probleme me varësinë nga droga.

Castro kërkoi nga shërbimi mjekësor i Kubës që të përkujdesej për shërimin e tij.

Dhe, nga këto filloi rikuperimi i Maradonës që në fakt ia shpëtoi jetën pas rrezikut të madh me të cilin po ballafaqohej.

Maradona po ashtu pëlqente cigaret e Kubës.