Festivali i 55-të i Këngës në RTSH, prezantohen 12 këngë në natën e parë

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë nisi mbrëmjen e djeshme nata e parë e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.

Periskopi.com Kulturë

Në këtë natë para publikut u interpretuan 12 këngët më të reja të muzikës së lehtë shqiptare. Ato u përkasin rrymave të ndryshme muzikore, fryt i bashkëpunimeve midis emrave të njohur, por edhe të rinj të muzikës shqiptare.

Prezantues të festivalit janë këngëtarja Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha. Orkestra e RTSH drejtohet nga Jetmir Barbullushi.wi6b2314

Nata e parë e Fest ’55 solli për të pranishmit edhe një homazh me këngët më të mira të Festivaleve të Këngës në RTSH. Ndërsa pritet që e ftuar e nderit e festivalit do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Inva Mula.
Në natën e dytë do të prezantohen edhe 12 këngë të tjera.

Midis 24 krijimeve, për natën e tretë do të përzgjidhen 14 më të mirët. Prej tyre do të dalë edhe fituesi i Fest 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.