ak

Feniksi mposhtet në ndeshjen e parë nga Nikars

Skuadra nga Drenasi, Feniks është mposhtur në raundin Elite të UEFA Futsal Cup kundër Nikarsit me rezultat 4:3.

Periskopi.com Sporti

Skuadra kampione e Kosovës tregoi paraqitje solide, edhe pse që nga fillimi ishte në ndjekje të rezultatit.

Vendësit të parët kaluan në epërsi, për të barazuar Feniksi në 1”1, ndërsa ata shënuan sërish për 2:1.

Deri në minutat e fundit qëndroi ky rezultat, ndërsa më pas vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë, ashtu sikurse edhe Feniksi, por pa arritur që të barazojnë të paktën.

Feniksi është në grupin A të Raundit Elite. /Periskopi.com/