screenshot_1

Fëmija arab paguan 5.9 milionë dollarë, për katër targa të veturave (Video)

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvillohen ankande ku shiten targat që kanë numra të veçantë.

Periskopi.com Tech/Auto

Në këto vende mblidhen burra të pasur, që ofrojnë shumë para për të blerë shenjën që duan, transmeton Telegrafi.

Por, ky rast është shumë i veçantë, sepse kemi të bëjmë me një 11-vjeçar. Ky fëmijë i njohur vetëm si Alumramba, i ka ofruar 5.9 milionë dollarë për katër targa.

Ai i ka blerë ato që kanë numrin 11, 7, 1111 si dhe 51. Numri 11 simbolizon qytet-shtetet që i përbëjnë Emiratet e Bashkuara, ndërsa 1111 është shumë i rrallë, së bashku me numrin 7.

Mirëpo, nuk dihet pse ai e mbante në dorë targën me numrin 51, duke e vlerësuar më së shumti.

Megjithëse Alumbramba nuk ka leje të vozitjes, ka shumë para dhe vetura, ndërsa për drejtimin e veturës angazhohen shoferët profesionistlë. /Telegrafi/