Federata e Futbollit të Kosovës komunikon anglisht me Federatën Shqiptare

Periskopi.com Sporti

Fadil Vokrri në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës ka uruar presidentin e Federetës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka për përzgjedhjen e këtij të fundit në krye të federates edhe për katër vjet të tjera. Vokrri me anë të letrës ka uruar Dukën, por në gjuhën angleze, gjë që bëri bujë të madhe në rrjete sociale. 

I kontaktuar nga Periskopi, ai në pyetjen se pse letra e dërguar presidentit të zgjedhur të Federatës Shqiptare të Futbollit është në gjuhen angleze, u përgjigj se nuk e di për këtë dhe se nesër do ta shqyrtojë nëse është ashtu. Gjë që nënkupton se letrat që dërgohen në emër të tij nuk shikohen fare nga ai.

Kjo letër i është nevoijtur të përkthehet në gjuhen shqipe faqës së FSHF-së për ta publikuar lajmin: