ergiii_1479984665-1920396-633x265

Familja realizon ëndrrën që Ergi la pas vdekjes

22-vjeçari Ergi Dini, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë,  për shkak të një aksidenti me motor, përveç jetës së tij, la në mes ëndrrat dhe karrierën.

Periskopi.com Limonada

Së bashku me motrën, këngëtaren Barbana Dini, ai ishte në përfundim të këngës së tyre. Thuhet se xhirimet e kësaj këngë do të nisnin  gjatë këtyre ditëve.

Familjarët bëjnë të ditur se ata do të kujdesen që dy këngët e Ergit, ajo solo dhe ajo me motrën e tij do të publikohen së shpejti për të çuar në fund ëndrrën që Ergi la në mes.