Familja që po pengon ndërtimin e stadiumit më të shtrenjtë në Evropë (Foto)

Periskopi.com Sporti

Bosi i Chelseat, Roman Abramovich është duke u përballur me një familje që po bllokon planet e tij 1 miliardëshe në ndërtimin e stadiumit të ri. 

Miliarderi rus, dëshiron që ta ndërtojë një ‘Stamford Bridge’ të ri, i cili do të ishte më i shtrenjti në Evropë.

Megjithatë, familja që anëtarët e saj jetojnë që 50 vite në shtëpinë afër vendit të propozuar për ndërtimin e stadiumit të ri, kanë kërcënuar që do të pengojnë planet për arsye ‘të së drejtës për dritë’.

Familje ‘The Crothwaites’ ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Hammersmith dhe Fulham, duke pretenduar se stadiumi i planifikuar mund t’ia pengonte dritën që të ndriçonte shtëpinë e tyre, raporton “Mirror.co.uk”, transmeton Periskopi.

Sipas “BBC”, familja bëri një ankesë në maj të vitit të kaluar kundër dhënies së lejes së ndërtimit, e cila i është dhënë një vit më parë dhe është vulosur nga kryetari i komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Sipas tyre, stadiumi do të kishte 60 mijë ulëse.

Është thënë se Chelsea ka ofruar një shifër kompensimi; një shumë me gjashtë shifra, por familja ka mbajtur qëndrimin e tyre.

Blutë, tashmë kanë paguar shumat e kompensimit pronarëve të familjeve të shtëpive për rreth, ku një shtëpi në rend të njëjtë me shtëpinë e shumëpërfolur është shitur për rreth 1,5 milionë euro.

Këshilltarët do të diskutojnë ankesën në një takim që do të mbahet të hënën. /Periskopi