20161125193423726646

Familja e të burgosurit për një status në Facebook akuzon për drejtësi selektive

Një status në Facebook, i kushtoi me burg Alban Morinës nga fshati Rixhevë i Klinës.

Periskopi.com Lajme

Një status në Facebook, i kushtoi me burg Alban Morinës nga fshati Rixhevë i Klinës.

Statusi ishte konsideruar si kërcënim për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe familjarët e kryeministrit Isa Mustafa.

Për këtë veprim, 23-vjeçari është dënuar me 3 muaj burg. Ky dënim i shpejtë i bërë nga organet e drejtësisë, ishte cilësuar si drejtësi selektive.

Njëjtë janë shprehur edhe familjarë të tij, duke thënë se Albani është arrestuar për një fjalë goje. Sipas Florim Morinës, vëllai i tij, nuk është anëtar i asnjë partie politike, pasi që ishte thënë se ai ishte aktivist i Vetëvendosjes.

Ai ka treguar edhe për ditën e arrestimit të Albanit nga Policia e Kosovës. Pas vuajtjes së dënimit, Alban Morina, pritet të lirohet ditët e