astrit-730x440-780x439

Fakte të reja rreth rastit të Deharit: Mbërriti i gjallë në urgjencë (Video)

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari bëhet edhe më e mistershme. Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura publikon një tjetër raport, i cili dëshmon se Dehari është dërguar me shenja jete në emergjencë, ndërsa kjo e fundit kishte deklaruar se erdhi i pajetë.

Periskopi.com Lajme

Pas konkluzioneve të Prokurorisë së Kosovës e bazuar në ekspertizën mjeko-ligjore, e cila thekson se Astrit Dehari ishte vetëvrarë, është Qendra Kosovare për Mbrojtjen e Viktimave nga Tortura, e cila publikon një tjetër raport për rrethanat e humbjes së jetës të aktivistit të Vetëvendosjes me fakte që bien në kundërshtim me faktet e publikuara.

Xhelal Sveçla, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, për Ora News zbulon detajet e raportit.

Xhelal Sveçla: Thotë se ndihma mjekësore e dhënë në këtë rast nuk është profesionale. Në deklaratën e infermieres, e cila thotë se ajo Astritin e ka gjetur me puls dhe rrahje normale, kurse urgjenca thotë se Astritin e ka pranuar pa shenja jete.Disa fakte të këtyre raporteve zyrtare, sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë të pabesueshme.Xhelal Sveçla: Instituti i Mjekësisë Ligjore nxjerr një raport të dytë, rrjedhimisht si shkak të vdekjes ka nxjerrë dy: Asfiksia dhe ndaljen reflektore të punës së zemrës nga refleksi vazovagal. Është e pamundur, ose Astriti ka vdekur nga asfiksia, ose Astriti ka vdekur menjëherë.

Të dyja këto nuk shkojnë.Ndryshe, aktivisti Astrit Dehari humbi jetën në 5 nëntor teksa ndodhej i arrestuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta, ndërsa Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për këtë ngjarje.