0c43f8fc-127d-4cec-a0d2-bdc4058f1171_cx0_cy2_cw0_w987_r1_s_r1-650x358

EUROPOL alarmon për sulme të reja terroriste

Agjencia policore e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve të reja të militantëve të Shtetit Islamik, sipas të gjitha gjasave në vendet që po luftojnë në Irak dhe Siri në kuadër të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Periskopi.com Lajme

EUROPOL ka thënë përmes një raporti më 2 dhjetor se në Evropë ka të paktën disa dhjetëra persona që ka mundësi të kryejnë sulme terroriste.

Raporti paralajmëron se sulmet gjatë dy viteve të fundit në Francë dhe Belgjikë tregojnë se ekstremistët mund të planifikojnë në mënyrë efektive sulme komplekse. Aty thuhet se taktika e përdorimit të bombave të vendosura në vetura mund të përdoret edhe në Evropë.

EUROPOL gjithashtu ka thënë se ka një ndryshim edhe në caqe duke kaluar nga sulmet ndaj personelit policor apo ushtarak në caqe të buta. Kjo sqarohet më së miri sipas raporti me sulmin e vitit 2015 në Paris ku u sulmua një klub nate dhe një stadium futbolli./rel/