berisha-554708-660x368

Etrit Berisha mugon ndaj Pescaras

Etrit Berisha me shumë mundësi to të mungojë edhe në ndeshjen e të mërkurës në Kupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Portieri i përfaqësueses shqiptare, i cili i lëshoi vendin në portë Sportielos në përballjen me Bologna në Serinë A, vazhdon të ketë shqetësime dhe pritet që të mos luajë as takimin kundër bashkëkombësve të tij.

Atalanta përballet me Pescarën e Memushajt, Manajt e Malokut në një ndeshje që do të sigurojë vendin në çerekfinalet e turneut, objektiv më se prestigjioz të cilin Atalanta e ndjek me shumë interes duke parë formën që po kalon aktualisht.

Por Berisha nuk pritet të japë kontributin e tij as në këtë sfidë, meqë vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi, transmeton panorama.

Në stërvitjen e sotme, bashkë me Konko, Paloski e Kabezas, të gjithë të dëmtuar, ai i është nënshtruar një seance specifike riaftësimi me shpresën që të jetë i gatshëm për fundjavën, kur Atalanta do të luajë një duel shumë të rëndësishëm ndaj Udinezes.