isa mustafa 65

Eskalon gjuha e kryeministrit: I quan kokëboshë e banditë ata që kontestojnë uljen e papunësisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar sërish në Facebook duke ofenduar rëndë ata që kontestuan statusin e tij të mëpërashëm për ulje të papunësisë në Kosovës.

Periskopi.com Uncategorized

Isa Mustafa shkruan se “kokëboshëve e banditëve mund t’u pengojë progresi i i Kosovës”.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri! Kokëboshëve e banditëve mund tu pengojë progresi i Kosovës. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit”, thuhet në statusin e tij.

Sipas Mustafës, vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti.

“Prandaj ka zhvillim!”, ka përfunduar ai.

Ishte Avni Arifi nga AAK-ja ai që reagoi ndaj Mustafës, duke e quajtur Mustafën shef të makinerisë së rrenave. /Periskopi/