tumblr_ohaurp8b4c1vev3ago2_540

A është Fidel Castro babai i vërtet i kryeministrit së Kanadasë? (Foto)

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka tërhequr pas fjalët lavdëruese që kishte bërë për ish-liderin kubanez, Fidel Castros, i cili vdiq natën e së premtës.

Periskopi.com Lajme

Fjalët e kryeministrit kanadez kishin ngjallur reagim botëror, pasi Castro njihet si një nga liderët që nuk ka respektuar fare të drejtat e njeriut. Po ashtu, ai njihej edhe për represion politik.

Pavarësisht kësaj, kishte të atillë që përkrahnin ish-liderin kubanez, të cilët  e admironin, për siç thonin, angazhimet e tij për barazi socio-ekonomike dhe anti-imperialiste.

Ndonëse, Castro kishte qenë një mik i vjetër i familjes së Tredeaus, reagimi i kryeministrit kanadez kishte ngjallur dyshime.

Është e çuditshme se si lideri i një vendi liberal siç është Kanadaja, mund ta përkrah një ish-lider që shquhet për regjimin e tij revolucionar dhe brutal.

Në anën tjetër, të menjëhershme kanë qenë reagimet e kritikëve, sipas të cilëve, kjo është një dëshmi e pakundërshtueshme për qëndrimet e kryeministrit për çështje madhore si të drejtat e njeriut në vende tjera dhe politikën e jashtme.

Por, lavdërimet që Tradeau i ka bërë Fidel Castros ka zgjuar dyshime të tjera. Thuhet se babai i kryeministrit kanadez, Pierre Tradeau ka udhëtuar në Kubë me bashkëshortën e tij, Margaret. Andaj flitet për një lidhje të mundshme mes Fidel Castros dhe nënës së kryeministrit kanadez.

Kjo gjë ka ngjallur dyshime se babai i vërtet i Justin Trudeau mund të jetë Fidel Castro, shkruan Vice, transmeton Periskopi.

Në rrjete sociale po qarkullojnë disa fotografi, në të cilat shihet ngjashmëria që ka në pamje fizike, Justin Trudeau me Fidel Castron. /Periskopi/  

we-investigated-those-damning-rumours-about-fidel-castro-being-justin-trudeaus-real-dad-body-image-1480447655

we-investigated-those-damning-rumours-about-fidel-castro-being-justin-trudeaus-real-dad-body-image-1480447597

we-investigated-those-damning-rumours-about-fidel-castro-being-justin-trudeaus-real-dad-body-image-1480447579

we-investigated-those-damning-rumours-about-fidel-castro-being-justin-trudeaus-real-dad-body-image-1480447561

tumblr_ohaurp8b4c1vev3ago2_540