rdo

Erdogan në rrugën e diktatorit, ja deri kur planifikon të qëndrojë President

Recep Tayyip Erdogan po shikon mundësinë që t’ia lejojë vetes të qëndrojë president i Turqisë deri në vitin 2029.

Periskopi.com Lajme

Këtë, Erdogan po parasheh ta bëj nëpërmjet një referendum kombëtar në muajt e verës.

Partia për Drejtësi e Erdoganit, AKP, ka paralajmëruar se do ta dërgojë project-ligjin për referendum në Kuvend në mënyrë që të kalohet dhe Erdogan të qëndrojë në zyre deri më 2029, shkruan Gurdian.

Zyrtarët kanë paralajmëruar se kompetencat e kryeministrit do të ‘dobësohen’ edhe më shumë në mënyrë që presidenti të ketë fuqi ekzekutive ne politikat e vendit.

Zyrtarë të qeverisë turke po e mbështesin këtë synim të Erdoganit, pasiqë thonë se duhet të përdoret modeli i njëjtë si në ShBA dhe në Francë. Sipas tyre, formimi i koalicioneve qeverisëse në të kaluarën ‘ e ka lënë Turqinë prapa’.

Mirëpo, për kundërshtarët e Erdoganit, ky është një hap tejet shqetësues. Ata thonë se Erdogan po shikon mundësinë që të rris autoritarizmin e tij në vitet e ardhshme. Sipas tyre, që nga tentim grusht shteti në Turqi, tendencat e Erdoganit po shkojnë ‘shumë larg’. /Periskopi/