Erdogan

Erdogan informohet për lajmin e sulmit në Prizren (Video+Foto)

Lajmi për sulmin me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren si dhe heqja e flamujve të Turqisë ka arritur edhe tek presidenti i këtij shtetit, Rexhep Taip Erdogan.

Periskopi.com Lajme

Kjo është konfirmuar për “Indeksonline” nga kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, njëherësh ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Sipas tij, veprimet e tilla janë të panevojshme dhe prishin imazhin e Republikës së Kosovës. Megjithatë, Yagcilar beson se rast i sulmit është izoluar dhe se i njëjti nuk do të duhej të përsëritej.

“Në këtë botë digjitale të gjitha lajme në të njëjtin moment përcillen. Sulmi në Prizren ka qenë i prezantuar si rast në Turqi, madje edhe tek presidenti Erdogan”, ka thënë ai.

Më tej, ministri i Qeverisë së Isa Mustafës konsideron se ataku nga autorët e sulmit kishte tendencë të veçantë ndaj komunitetit turk në Prizren. “Nuk ka qenë vetëm flamuri turk, ka pas edhe flamuj të shteteve të tjera”, ka thënë Yagcilar, duke shtuar se vendosja e flamujve të shtetit të tyre është traditë dhe me vendim të Komunës së Prizrenit.

“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse flamuri është një çështje e shenjtë për të gjithë. Kështu që ditën e flamurit duhet të festojmë dhe të bëhet respekt ndaj çdo flamuri”, ka potencuar ai.

Megjithatë, kryetari i PDTK-së lavdëroi organet e drejtësisë dhe sigurisë që morën masave ndaj personave të dyshuar ndaj këtij rasti. “Policia dhe Prokuroria kanë vepruar shpejtë dhe kanë paraburgosur të gjithë personat të cilët kanë qenë akter në këtë akt të shëmtuar. Në këtë aspekt besojmë se edhe hetimet do ta tregojnë saktësinë qysh dhe pse ka ndodhë”

Ndryshe, lidhur me këtë rast, organet e drejtësisë kanë arrestuar pesë persona ndërsa Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit për autorët e sulmit të 28 nëntorit të cilët dyshohen për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Autorët e sulmit me 28 nëntor janë; I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj.

 

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1085117431585936/

 

 

erdogan-1