EPP: Takimi i MSA-së, arritje e kryeministrit Mustafa dhe Kosovës

Partitë Popullore Evropiane (EPP), kanë përgëzuar kryeministrin Isa Mustafa, për takimin e parë të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, që u mbajt sot në Bruksel.

Periskopi.com Lajme

Përmes një statusi në rrjetet zyrtare sociale, drejtuesit e EPP-së kanë theksuar se ky takim është e arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën.

“Takimi i parë i mbajtur sot i MSA-së BE-Kosovë është cak i arritur për kryeministrin Mustafa dhe Kosovën. Përpjekjet dhe reformat e tilla duhet të vazhdojnë të sjellin benefite për të gjithë qytetarët”, thuhet në shkrimin e publikuar nga EPP.