auto_1530508_238303203009177_353459736_n1480103381

Elmi THaçi: Pagën e kryetarit do t’ua dhuroj 10 studentëve të Drenasit

Studentëve të Drenasit, kandidati i AKR-së për Kryetar të Komunës së Drenasit, Elmi Thaçi, iu ka bërë një premtim se “pagën e Kryetari nuk do ta marrë asnjëherë gjatë mandatit të tij si Kryetar i Komunës, por këtë pagë do t’ua ndajë 10 studentëve që kanë kushte të vështira ekonomike për studim”, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Gjatë bashkëbisedimit me mbi 400 student, Thaçi po ashtu iu ka premtuar “studentëve se numrin e bursave që deri më tani e dhuron Komuna e Drenasit do ta dyfishoj, ndërsa që edhe 200 bursa të tjera për studentët e Drenasit do t’i dhurojë Behgjet Pacolli nga fandacioni i tij.

Thaçi më tej para studentëve ka theksuar se ka ardhur koha që “Drenasi të ndërrojë këtë njëmendësi politike e që këtu po zgjatë tash e 17 vite e që nuk na solli asgjë të mirë”.

“Ka ardhur koha që ju të dashur studentë të bëni revolucion në vota, të përkrahni AKR-në dhe vizionin e saj për zhvillimin ekonomik, ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në shtëpi e të hapë rrugë për zhvillim e përparim të vendit, ka ardhur koha që ju kur të diplomoni e të bëheni ekspertë të lëmive të caktuara të keni punë e jo të migroni nëpër botë” iu ka thënë Thaçi studentëve.