Ekspozita nga Tomor Kastrati hapet sot në Muzeun e Kosovës

Periskopi.com Kulturë

Ekspozita është arkeologjike, tematike dhe do të jetë e përbërë nga materiali i pabotuar i Muzeut të Kosovës, nga koleksioni i periudhës Neolit dhe Eneolit, shkruan KultPlus.

Periudha e Neoliti dhe Eneoliti, do të vijnë të shkrira në një ekspozitë arkeologjike e cila ka marrë këmbët dhe do të hapet sot.

Kjo ekspozitë titullohet “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”. Ideja dhe koncepti i ekspozitës ka ardhur nga arkeologu Tomor Kastrati i cili është në detyrën e udhëheqësit të projektit të ekspozitës dhe publikimit të katalogut.

Eksponatet që do të prezantohen janë të profileve të ndryshme, duke filluar nga fusha e ekonomisë, veglat e punës si dhe stoli të ndryshme nga materiali kockor të periudhës së Neolitit.

Hapja e ekspozitës “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”, nga autori Tomor Kastrati, bëhet sot me fillim prej orës 12:00, në Muzeun e Kosovës.

Kjo ekspozitë ishte paralajmëruar të hapej më datë 28 nëntor 2016, por që për shkak të angazhimeve të shumta të Muzeut të Kosovës, ka ndodhur që të shtyhet deri tash. / KultPlus.com

Reklamë
Reklamë