eda-zari

Eda Zari: Muzika ime ka takuar njerëz të rinj duke pasur në thelb rrënjën e origjinës

Mënyra e kombinimit të muzikës së saj midis tradicionales, e zhanreve të tjera me një theks të veçantë të stili xhaz, të bënë të futesh në një botë krejtësisht tjetër.

Periskopi.com Kulturë

Një botë të pastër e më shumë dashuri. Ajo lindi në Tiranë, ku shumë herët shkoj në Gjermani, atje ku tani jeton dhe vepron. Dashuria për vendin asnjëherë nuk iu shua. Kësisoj, këngëtarja Eda Zari, herë pas here u kthye në vendlindje, në Shqipëri dhe secilin sekondë të kthimit të saj e shfrytëzoi për të bërë diçka për vendasit e saj. Së fundmi, ajo bashkë me Elina Dunin, organizuan koncertin protestë “#MosMaPrekValbonën”.

Ky koncert u ndoq na shumë qytetar shqiptarë, duke e përkrahur kështu edhe iniciativën e këngëtareve. Ndërsa tash së fundmi, Eda Zari, ka nxjerr albumin e saj të ri “Entropy”. Për të na folur më shumë rreth këtij projekti, dhe projekteve të tjera të saj, Eda Zari, është figura e radhës e intervistave të fundvitit, nga gazeta kulturore KultPlus. Ju sjellim shumë detaje interesante, të thëna nga vetë këngëtarja Zari, e cila dashurinë e saj të pafund për vendasit e saj dhe gjithë njerëzit nëpër botë, e shprehi edhe në këtë intervistë.

KultPlus: “Entropy”- ku bizanti piqet me jazz-in, ky është përkufizimi për albumin tuaj të fundit që u publikua në fund të këtij viti që po lëmë pas, vetëm ky përshkrim gati rrëqethës, akoma pa e dëgjuar albumin, duhet të ketë rrëmbyer për shumë kohë.

Albumi është realizuar në bashkëpunim me artistë internacional si stari Ibrahim Maalouf, Rhani Krija etj. Sa e relaksuar po ndiheni pas finalizimit të këtij projekti gati gati historik?

Eda Zari: Jo. Në rastin tim, e për më tepër para, gjatë dhe pas “Entropy”, duhet thënë se fjala relaksim nuk njihet. Pa teklif e pohoj që deri diku, e kam ndjerë vetën shpesh si një e ashtuquajtur “perpetuum mobile”. Laboratori im kreativ, mbart karakteristika kënaqësie, shpulla vetëkritike, mos kënaqësi, lot gëzimi, e të qenit njëqind për qind në gatishmëri të konceptit dhe boshtit muzikal. Albumi duke qenë një projekt me shumë faza (eksploruese, studimore, futja në terrene muzikale gati gati tabu, miqësia me bizantin dhe më pas përqafimi me të) më “kushtoi” pothuaj katër vite plot tallaze. Qysh në fillim isha e bindur se ky projekt (duke shkuar shumë pas në histori) do të kthehej në një sfidë personale artistike. Së pari kërkoja të amplifikoja “gramatikën muzikore bizantine” në ditët tona, duke e konfrontuar përmes artikulimit (kolektiv dhe solistik) të formës së jazz-it. Këtu më duhet ta përmirësoj, se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me ca tinguj! Këtu të gjithë muzikantët nguliten tek himnet dhe tonalitetet e veçanta të muzikës Bizantine. Hyjnë tek kjo botë muzikale që fillimisht është shprehur vetëm zëshëm, absolutisht vetëm përmes monofonisë vokale, duke krijuar një kuptim modern.

Fotografia: Eduard Pagria

KultPlus: Një album që përfshinë Himne nga cikle të ndryshme të ceremonive fetare bizantine. Kur jemi tek këto ceremoni, jemi të vetëdijshëm për emocionet që na sjellin këto Tropare. Si e shpjegoni këtë ndërthurje me elementet e jazz-it?

Eda Zari: Këtu më këmbët një obelisk-oktet himnesh, përzgjedhur, orkestruar dhe interpretuar në një kontekst jazz-i, krejtësisht kompleks, i pasur në poliritme, pirgje harmonish dhe melizma improvizuese vokale. Jazz-i dhe cilësitë kalofonike bizantine krijojnë në këtë album një binom të pandashëm në trajtimin dhe frymën emocionale të vargjeve të shenjta. Mbi këtë terren muzikal, ne guxojnë të hyjmë në ambientin e “kodit” liturgjik-pastoral të këtyre tropareve. Secili himn, nëpërmjet kadencave pianistike, ngjyrosjeve vokale solistike, etj., përfton variacione dinamike dhe simbolika tingullore, duke i shpënë ato në “tokë të re”, plot thekse solemne, për të mbërritur besueshëm tek një publik, i cili nuk shijon vetëm tradicionalen, qoftë të këngës fetare bizantine, apo formën jazz-it. Entropy nuk pretendon dhe nuk ka për qëllim, kurrsesi, të mbetet vetëm brenda sferës tradicionale liturgjike.

KultPlus: Edhe me këngët e më hershme ju e dërgoni këngën shqipe në botë, duke e gërshetuar me jazzin, mirëpo kësaj radhe, me një përzgjedhje më të sotifistikuar, duke shkuar edhe deri te himnet e ceremonive, sa përmbushet ky mission?

Eda Zari: Me pëlqen të jem misonare e të ofruarit të një ushqimi plot erëza pasuruar me aroma dhe nuanca ngjyrash. Është e veçanta me vlerë dhe ekstra bono cilësore ajo që të veçon nga kuantiteti me bollëk që na rrethon. Muzika me theks unike, paraqitur e freskët dhe e pasur në shumëllojshmëri ritmesh, përthithet e përveçme dhe me mirënjohje nga veshi i qytetarit globalist. Gjithashtu dëshiroj që muzika jonë tradicionale të mos mbetet një kartoline në ngjyrë sepia apo bardh e zi. Muzika ime ka takuar njerëz të rinj, ka përqafur ngjyra të reja duke pasur në thelb rrënjën e origjinës. Nëse është përmbushur ky mision, kjo mbetet gjithmonë një odise e panjohur për artistin.

Fotografia: Luan Kotori

KultPlus: Krejt për fund, duke pas parasysh se të pret një rrugëtim i ri me albumin “Entropy”-përpos albumit, a do të ketë edhe ndonjë risi nga shpirti artistik i Eda Zarit?

Eda Zari: 2017-ta, është viti i këtij turneu, ndaj gjithmonë në rrjetin social facebook, apo në faqen tonë zyrtare eda-zari.com si dhe ne rrjetet e tjera sociale, uroj të mbetemi me dashamirësit e muzikës sonë gjithmonë në kontakt. Gjithashtu albumin “Entropy” e gjeni tashmë dhe në Shqipëri pranë librarive Adrion, si dhe në Tiranë pranë Hemingëay Club. Ndërsa Online albumi “Entropy” gjendet ëorld ëide ne : Amazone, Itunes, Saturn, Wom, Media Markt, Jpc…Ju uroj të gjithëve fat të mbarë dhe një vit të ri të bardhë e të begatë. Qoftë 2017, viti që do të sjellë paqe kudo. Ku të gjithë fëmijët e botës të flenë me ëndrra të ëmbla nën jastëk, me prindër që i rrokin fort në zemër! E juaja Eda Zari/KultPlus.com