E rrallë, zbulohet peshkaqeni hermafrodit

Periskopi.com Fun

Edhe pse dihej se hermafrodizmi gjendej tek peshkaqenët, kurrë nuk ishte parë një rast kaq i veçantë si një ekzemplar i kapur ditët e fundit nga peshkatarët e Tajvanit.

Peshkaqeni kishte dy claspers (zgjatime), zgjatime të ngjashme me penisin që përbëjnë organte seksuale mashkullore të kësaj specie, por nga studimi i mëtejshëm i ekzemplarit tregoi që kishte edhe ovoteste, gonade që përbajnë ind ovarian dhe testikular, çka do të thotë që peshkaqeni kishte organe riprodhimi të të dy gjinive.

Hermafrodizmi merr tipare të ndryshme në specie të ndryshme, por deri më tani ishin vëzhguar rastet kur peshkaqenët klasifikohen si ata që eksperimentojnë protrandrinë, pra fillimisht u zhvillohen organet mashkullore dhe më pas pësojnë ndryshime në ato femërore dhe ata që eksperimentojnë protogjininë e anasjellta.

Deri më tani kurrë nuk ishte gjetur një ekzemplar që t’i kishte të dyja organet.

A do të thotë kjo që një peshkaqen të fekondojë veten? Biologët thonë se në teori kjo mund të jetë e mundur edhe pse kurrë nuk kanë vëzhguar diçka të ngjashme në natyrë. Është provuar se në disa raste femra e peshkaqenit çekiç mund të klonohet në vetvete.

Ndodhi në vitin 2001 në akuarumin Henry Doorly të Omahës, Nebraska, ku një femër lindi një krijesë me këtë metodë. Gjithsesi këto raste janë të pazakonta. / Bota.al