ozil

E pabesueshme, Ozil-Real Madrid

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, raportohet se dëshiron rikthimin te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori që u largua nga klubi spanjoll në drejtim të klubit londinez për 42.5 milionë funte, ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, por ende nuk kanë përfunduar.

Sipas Marca, Ozili është penduar për largimin nga Madridi dhe është i hapur për një rikthim në Bernabeu, ku fitoi tre trofe, përfshirë edhe La Liga në sezonin 2011-12.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2018.